Site icon Telegrafi

Simeone: Mund ta vazhdoj kontratën me Atleticon

Trajneri i Atletico Madrid-it, Diego Simeone ka kritikuar mediat për shkak të pohimit mbi shkuarjen nga klubi madrilen në fund të sezonit.

Mediat spanjolle tashmë me javë shkruajnë se Simeone vitin e ardhshëm do të braktis Atletico-n, dhe se mund të merr drejtimin e PSG-së ose Interit.

Lexo po ashtu Simeone e pranon: Do të jem trajner i Interit

Simeone megjithatë në intervistë për “Bein Sports” theksoi se ende ekziston mundësia që të vazhdoj kontratën me Atleticon, transmeton Telegrafi.

“Ende mund të vazhdoj kontratën, apo është shkruar se nuk mund”, tha Simeone.

Spekulimet e para për shkuarjen e tij u paraqitën pas dëshpërimit të tij për shkak të disfatës së dytë në finale të Ligës së Kampionëve, fillimit të keq në sezonin vijues në ligën vendore. /Telegrafi/

Exit mobile version