Site icon Telegrafi

Simeone: Morata është në të njëjtin nivel me Haalandin

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone e ka krahasuar sulmuesin e tij Alvaro Morata me yllin e Manchester Cityt, Erling Haaland.

31-vjeçari Morata ka marrë flakë këtë sezon. Ai ka shënuar 12 gola në 15 paraqitje në të gjitha garat.

Paraqitjet e tij të mira dhe kalimi i një sezoni të bukur me Atletico Madridin ka bërë që Morata të marrë vlerësime të larta nga trajneri i tij.

Simeone e ka krahasuar yllin e tij me norvegjezin Haaland, i cili ka shënuar 17 gola në 18 ndeshje.

Lexo po ashtu Gara e ashpër për Këpucën e Artë: Mbappe, Haaland dhe Bellingham jashtë top treshes

Sipas argjentinasit, sulmuesi i Atleticos është më e mirë sesa njerëzit e vlerësojnë.

“Alvaro Morata është në të njëjtin nivel me Erling Haaland. Për sa i përket golave ​​dhe shifrave të tij, sigurisht që mund të krahasohet me të”, ka thënë Simeone për El Larguero. /Telegrafi/

Exit mobile version