Site icon Telegrafi

Simeone i lumtur që ka në skuadër Moratan dhe Costan

Alvaro Morata - Diego Costa (Foto: Angel Martinez/Getty Images/Guliver)

Diego Simeone është i kënaqur me atë që Alvaro Morata ka sjellë në skuadër, ndërsa insiston se nuk ka garë mes tij dhe Diego Costas.

I huazuari nga Chelsea shënoi gol në fitoren 2-0 të Atletico Madridit ndaj Villarreal, duke shënuar kështu golin e parë në La Liga për skuadrën spanjolle.

“Jemi shumë të lumtur që kemi të dytë, nuk dua t’i analizojë dallimet mes tyre apo t’i krahasoj”, ka thënë Simenone, i cituar nga Marca.

Alvaro Morata duke festuar golin ndaj Villarrealit në Wanda Metropolitano (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

“Të dy lojtarët i japin kualitete skuadrës, e dimë që secili ka kualitete dhe janë shumë të rëndësishëm për ne. Morata ka pasur një ndikim të menjëhershëm këtu”.

“Kur ke sulmues si Costa dhe Morata kundërshtarët duhet të jenë frikë të vazhdueshme nga ajo çka këta dy mund të bëjnë”.

Lexo po ashtu Saul është dëshira e madhe për mesfushën, Barcelona e gatshme të paguajë klauzolën e spanjollit

“Jam krenar me lojtarët e mi dhe me sezonin që po kemi”, ka shtuar Simeone.

Në katër paraqitje Morata ka një gol dhe asistim, kurse Costa një gol dhe dy asistime. Lojtari me më së shumti gola te Atletico është Antoine Griezmann, francezi ka shënuar 12 gola dhe ka dhuruar shtatë asistime. /Telegrafi/

Exit mobile version