Telegrafi

Simeone: Lemar është i rëndësishëm, duhet të tregojmë durim

Thomas Lemar në ndeshjen e Kupës së Mbretit kundër Sant Andreu (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

Thomas Lemar erdhi me shumë bujë te Atletico Madridi gjatë verës së 2018, klubi spanjoll e bleu nga Monaco për 60 milionë euro, por deri më francezi nuk i ka përmbushur pritshmëritë.

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, ka kërkuar durim nga të gjithë pasi po bëhet fjalë për një lojtar të rëndësishëm për skuadrën.

“Thomas Lemar? Ai është shumë i rëndësishëm për ne”, ka thënë Simeone.

Thomas Lemar duke festuar golin në Kupën e Mbretit kundër Sant Andreu në Wanda Metropolitano (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

“Ai kishte ndeshjen e tij më të mirë ndaj Sevillas dhe kështu vendosëm ta zëvendësojmë, por paraqitja e tij po përmirësohet ndeshje pas ndeshje”.

“Ai është lojtari për të cilin duhet të tregojmë durim pasi ka aftësi të jashtëzakonshme dhe ky është një proces i adaptimit për atë, ai është shumë i rëndësishëm për ne”.

Lexo po ashtu Inter-Godin, detajet e kontratës së mundshme

“Jam i bindur se në Kupën e Mbretit dhe Ligën e Kampionëve, ne do të gjejmë Lemarin që kemi nevojë”, ka shtuar Simeone.

Lemar në 15 paraqitje në La Liga ka arritur të shënojë vetëm dy gola. /Telegrafi/