Site icon Telegrafi

Simeone lavdëron shpirtin e skuadrës pas fitores dramatike ndaj Valencias

Trajneri i Atletico Madridit , Diego Simeone ishte plot lëvdata për lojtarët e tij pas fitores së tyre të fundit me rikthim 3-2 ndaj Valencias.

Kampionët në fuqi të La Ligas siguruan të tre pikët në stilin dramatik kundër Los Che, pasi Angel Correa dhe Mario Hermoso shënuan të dy në kohën e shtuar.

Megjithatë, pavarësisht se e gjejnë veten ende prapa në mbrojtjen e titullit të kampionatit spanjoll në vitin 2022, Simeone pretendoi se ishte një natë historike në Ëanda Metropolitano, për skuadrën e tij që luftoi deri në fund.

Lexo po ashtu Rikthim i çmendur i Atletico Madridit ndaj Valencias, shënon dy herë në kohën shtesë për të marr fitoren

“Në pjesën e parë fola me lojtarët, u thashë atyre çfarë ndjeva dhe e kam transmetuar në vitet e fundit, ‘nëse duhet të humbasim, humbasim me krenari’”, ka thënë fillimisht Simeone për Mundo Deportivo .

“Ekipi e la shpirtin aty, ata lanë jetën në fushë. Ka net që mbeten me ju dhe kjo do të qëndrojë me ne”, përfundoi trajneri i Atleticos.

Fitorja ngushton diferencën midis Atleticos dhe rivalëve të tyre për titull, por Simeone dhe lojtarët e tij ende përballen me një mal për t’u ngjitur në javët e ardhshme.

Skuadra e tij aktualisht është në vendin e katërt në tabelë pas kësaj fitoreje, por ata janë 13 pikë prapa rivalëve të vjetër dhe liderëve aktualë të ligës, Real Madridit. /Telegrafi/

Exit mobile version