Telegrafi

Simeone: La Liga është unike

“Isha duke u ngutur dhe bëra një gabim kur thashë se La Liga është e mërzitshme. Përshkrimi ideal do të ishte se ajo është unike”.

“Që nga viti 2004 kur Valenca ishte kampion, titullin gjithmonë e kanë fituar Barcelona ose Real Madridi. Ky fakt është i pa debatueshëm. Ata e fitojnë titullin duke i lënë të tjerët shumë mbrapa, por kjo nuk është e mërzitshme”.

“Unë kam dashur të them që La Liga i mbyt ëndrrat e tifozëve që mendojnë se një ditë ekipi i tyre do të bëhet kampion. Buxhetet e mëdha të Barcelonës dhe Real Madridit e bëjnë një dallim të madh”, ka thënë Simeone. /Telegrafi/