Telegrafi

Simeone: Kam edhe një vit kontratë me Atleticon

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, ka folur edhe një herë për zërat që e lidhin atë me Interin.

Tekniku argjentinas ka thënë se edhe për një vit do të jetë trajner i klubit spanjoll dhe për këtë duhet të gëzon përkrahje deri në fund.

“Kam një tjetër vit kontratë me Atleticon, kështu tifozët dhe lojtarët duhet ende të më përkrahin”, ka thënë El Cholo në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Los Palmas në Kupën e Mbretit.

“Las Palmas? E dimë kualitetin e kundërshtarin, janë të vështirë për t’u mundur”, ka shtuar për fund. /Telegrafi/