Telegrafi

Simeone i hapur të menaxhoj në Angli dhe Itali

Diego Simeone ka folur rreth së ardhmes së tij si trajner.

Trajneri argjentinas ka folur para sfidës që Atletico Madrid do të luaj përball Tottenhamit në sfidën e International Champions Cup.

Simeone ka deklaruar se pas aventurës në Spanjë, joshet të punoj edhe në kampionatin italian, Serie A dhe atë anglez, Ligën Premier.

Lexo po ashtu Atletico afër transferimit të Gameiros, ofron para dhe Vietton

“Unë jam një trajner i ri, kështu që mendoj se menaxhimi diku tjetër është e mundur”, ka deklaruar fillimisht Simeone.

“Ka shumë liga të tjera që do të ofrojnë sfida të mëdha, por liga italiane dhe angleze janë veçanërisht tërheqëse”, përfundoi trajneri argjentinas. /Telegrafi/