Telegrafi

Simeone: Falcao vendimtar për Atleticon

“Falcao është vendimtar dhe ai ka përparuar shumë. Ai kurrë nuk lodhet së shënuari gola, është çmenduri”.

“Unë kurrë nuk kam parë një dëshirë të tillë, pasi ai ka një uri, nevojë për t’u përmirësuar dhe për t’u bërë më i mirë. Ai e di se kjo është fuqia e tij, kjo është një energji për të arritur sukses”, ka thënë Simeone.

Atletico renditet në pozitën e dytë të tabelës së La Liga, nëntë pikë prapa Barcelonës dhe shtatë pikë mbi Real Madridin. /Telegrafi/