Telegrafi

Simeone: E admiroj Mourinhon

Mourinho ka qenë cak i mediave në ndeshjet e fundit, sidomos pas vërshëllimave të tifozëve, por argjentinasi beson se Reali e ka njeriun e duhur në krye.

“Unë e admiroj Mourinhon. Ai është fitues dhe ai e ka treguar këtë anë e mbanë botës. Unë shkova për ta parë atë një javë kur ai ishte te Interi. Ai është trajner që më pëlqen”, është shprehur Simeone. /Telegrafi/