Rodrigo De Paul është nxjerr në shitje nga Atletico Madrid dhe do të largohet gjatë afatit kalimtar të janarit.
Edhe pse mesfushori argjentinas është ndër lojtarët më të rëndësishëm te madrilenët, klubi nuk ia ka falë gjestin e bërë.
28-vjeçari kishte kërkuar leje për të munguar në ndeshjen ndaj Sevillës për arsye familjare dhe trajneri Simeone e kishte kuptuar atë duke i dhënë pushim.
Por Simeone e kishte thyer besimin e trajnerit dhe klubit duke e keqpërdorur atë.
De Paul është zënë në një festë në një lokal në Madrid dhe për këtë klubi nuk e ka falur, por as trajneri Simeone.
Reprezentuesi argjentinas nuk luajti fare në dy ndeshjet e La Ligas, derisa ndaj Club Brugge u aktivizua vetëm 30 minutat e fundit.
Marca ka raportuar se Atletico do ta shes atë në janar dhe tanimë i ka caktuar çmmimin e largimit prej 30 milionë euro.
E ardhmja e argjentinasit duket se do të jetë përsëri në futbollin italian, ku Juventus, Milan dhe Roma kanë shprehur interesim për të. /Telegrafi/