Telegrafi

Simeone i dërgon mesazh të koduar Joao Felixit teksa lavdëron Angel Correan

Atletico Madridi fitoi me rezultat 2-1 ndaj Girona të shtunën mbrëma, falë dy golave të shënuar nga Angel Correa, i cili pas ndeshjen u lavdërua nga trajneri Diego Simeone.

Argjentinasi bëri vetëm fillimin e tij të dytë të sezonit kundër Gironas dhe shpërbleu besimin e trajnerit Simeone me dy gola të shënuar.

Pas ndeshjes, Simeone ishte plot lëvdata për sulmuesin e tij teksa foli për gazetën Sport.

“Angel na bën të lumtur, sepse ai është gjithë zemër. Në shumë raste ai nuk i ka nisur ndeshjet, por në të gjitha këto vite në klub ka luajtur gjithmonë, me meritë, për të ndikuar, për t’u inatosur, për ta treguar atë”, ka thënë fillimisht Simeone.

“Kur zemërohet jashtë fushës, ai e tregon këtë në fushë dhe kjo i jep atij më shumë shanse për të luajtur në një ekip që është i gjithi pasion, kërkesa, pasi ne i kemi kërkesat tona shumë të larta”, përfundoi argjentinasi.

Megjithatë, ky fjalim përveçse lavdërim për Correan, por shihet dhe po interpretohet si një mesazh i mprehtë për Joao Felix.

Portugezi ka ngrohur stolin javët e fundit, por ndryshe nga Correa, Felix është treguar i frustruar në momentet kur inkuadrohet ose kur zëvendësohet.

Për të katërtin sezon radhazi, duket se Simeone dhe Felix kanë sërish hapur probleme. Pavarësisht se kush e ka fajin, është një situatë që duhet zgjidhur në një mënyrë apo në një tjetër, pasi për Atletico po vuan pasojat duke mos pasur suksese në vitet e fundit. /Telegrafi/