Diego Simeone ka aluduar se ai mund të qëndrojë te Atletico Madridi pas kësaj vere me shpresë që të fitojë një ditë Ligën e Kampionëve me klubin që drejton.
Atletico u eliminua sërish nga Real Madridi pas një ndeshje të parë të pa fat ku pësoi tri gola e cila ndikoi shumë në rrjedhën e takimit të dytë që u fitua me rezultat 2-1 nga Atletico.
“Ishte një gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve ndaj një ekipi të madh”.
“Ata i bënë gjërat të vështira për ne në stadiumin e tyre, por ekipi tregoi se ka karakter”.
“Ishte ndeshje e jashtëzakonshme, ne bëmë shumë. Ishtemëkat që nuk mund të klonojmë lojtarë si Godin dhe Gabi të cilët po japin jetën për klubin”.
“Ne kemi pasur mundësinë të kualifikohemi, por goil i tyre na eliminoi. Unë jam krenar me lojtarët që bëmë përpjekje dhe nuk kemi pasur vetëm fjalë”, deklaroi Simeone. /Telegrafi/