Telegrafi

Simens dënohet të paguajë edhe një gjobë në Gjermani

Kjo ndodhi, pasi që gjykata amerikane i urdhëroi Simens-it të paguajë 800 milionë dollarë, duke konstatuar se kompania gjermane ka zbatuar praktika korruptuese për të fituar në tendere ndërkombëtare, transmetoi mbrëmë agjencia Frans pres.

Simens lajmëroi se e pranon masën e sanksioneve të urdhëruar nga prokuroria gjermane në Munih dhe se të gjitha procedurat e mëtejshme kundër kompanisë në Gjermani "janë ndërprerë".

Paraprakishtë, autoritetet gjyqësore amerikane të hënën u pajtuan t’i japin fund skandalit më të madh korruptiv që dridhi kompaninë gjermane, nëse Simens i paguan gjobë prej 450 milionë dollarë si dhe 350 milionë dollarë Komisionit për siguri të transaksioneve të bursës.

Me këtë, Simens-i duhet të paguajë gjobë prej gjithsej një miliardë euro.