Lajme të këqija për Interin, pasi Sime Vrsaljko ka lënë lojën mes Kroacisë dhe Spanjës në Ligën e Kombeve në minutën e 18-të.
Ai ka pasur një goditje në gjurin e majtë, çka e ka detyruar ta lërë fushën.
Vrsaljko menjëherë kërkoi zëvendësim dhe i hapi rrugën lojtarit të Napolit, Marko Rog.
Spanja po e mposht keq Kroacinë, pasi pjesa e parë u mbyll 3-0.
Një shqetësim për klubin e tij Interin, pasi Vrsaljko ka vuajtur nga lëndimet gjatë dhe pas verës, ku ka munguar në disa ndeshje.
26-vjeçari u bashkua nga Atletico Madrid për 6.5 milionë euro në huazim me opsionin për ta blerë për 17.5 milionë euro.
Interi ndeshjen e radhës e zhvillon ndaj Parmas të shtunën pasdite. /Telegrafi/