Telegrafi

Sime Vrsaljko: E dimë se jemi të fortë, liga është e hapur

Inter po kalon nëpër një fazë të mirë në kampionatin italian si dhe në Ligën e Kampionëve.

Kjo ka bërë që edhe lojtarët e skuadrës zikaltër të besojnë në titullin e kampionit të ligës elitare italiane.

I këtij mendim është edhe mbrojtësi i krahut të djathtë, Sime Vrsaljko, i cili thotë se liga është e hapur dhe asgjë nuk ka mbaruar.

Mohamed Fares dhe Sime Vrsaljko (Getty Images)

“Liga është e hapur. Në fillim nuk e nisëm mirë por jemi rikuperuar, por mund të përmirësohemi ende. Jemi shumë të fortë dhe mund të shkojmë larg”.

“E dimë se jemi të fortë për me e lehtë është të flasësh”, është shprehur mbrojtësi kroat për Sky Italia, derisa ka shprehur bindjen se “së paku do ta përfundojë sezonin në top tre”.

Lexo po ashtu Ancelotti: Është rritur konkurrenca në Serie A, ne dhe Interi sfidojmë Juventusin për titull

Theksojmë se nerazurrët aktualisht zënë pozitën e dytë të renditjes tabelore me 22 pikë, përkatësisht kanë gjashtë më pak se lideri, Juventusi.

Ndryshe, Vrsaljko është transferuar gjatë verës nga skuadra e Atletiko Madridit dhe ka sjell siguri në krahun e djathtë të Interit. /Telegrafi/