Site icon Telegrafi

Simbolikisht ngjyroset me ngjyrë të kuqe gjaku, uji i një shatërvani në Shkup

Uji në fontanën e përmendores ”Ushtari në kalë” në Shkup ka marrë ngjyrë të kuqe të gjakut, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas aktivistes, Jasmina Gollubovska, bëhet fjalë për një aksion të një grupi aktivistësh të cilët derdhën bojë në fontanë, që simbolikisht të dërgojnë një mesazh për gjakun e derdhur të Martin Neshkovskit, Tamarën dhe të gjithë ata që pësuan nën kërbaçin e regjimit.

Ndryshe, në protestën e mbrëmshme, në të njejtën fontanë u hodh detergjent pastrimi, që simbolikisht të ”lahen” krimet e pushtetit./Telegrafi/

Exit mobile version