Site icon Telegrafi

Simbiozë e përsosur e grimit: Buzëkuq dhe laps i të njëjtit ton

Që buzëkuqi të jetë i qëndrueshëm, është mirë që buzët të përgatiten para aplikimit

Artistët e grimit përmendin shpesh pilingun e buzëve, të cilin mund ta bëjmë me një përzierje vaj ulliri dhe pak sheqer.

Ky veprim do të heqë shtresën e qelizave të vdekura nga buzët, që do të thotë se tekstura e buzëkuqit do të ngjitet më mirë, transmeton Telegrafi.

Pas kësaj bëni fillimisht me laps vijën e buzëve, ideale janë ato paksa të buta që nuk do t’i thajnë buzët. Ju vetë mund të ngjyrosni pjesërisht buzët me laps dhe të mbushni gjithçka me buzëkuq.

Buzëkuqet e gjeneratës së re janë të butë, përmbajnë lëndë ushqyese dhe hidratohen mirë.

Buzëkuqtë mat do të zgjasin më shumë, do të kenë një nivel më të ulët lagështie, ndaj është mirë të aplikoni para tyre një balsam ose formulë të ngjashme për kujdesin e buzëve.

Pas aplikimit të lapsit dhe buzëkuqit, është mirë të hiqni një pjesë të teksturës me ndihmën e një pecete kontrolloni dhëmbët tuaj për t’u siguruar që asgjë nuk është njollosur në to. /Telegrafi/

Exit mobile version