Telegrafi

Sim Kartelat tani me dy euro mbushje

Të dy kompanitë janë pajtuar që të mos e ndryshojnë çmimin e blerjes së numrit (Sim Kartelës) i cili do të vazhdojë të mbetet me çmimin prej 5 eurove, duke respektuar kështu trendet moderne botërore telekomunikuese që duke mos rritur çmimin e pajisjes me numër të ri t’i mundësojnë të gjithëve të përdorin shërbimet telekomunikuese.

Menaxhmentet e dy kompanive kanë qenë të detyruar që të marrin një vendim të tillë në mbrojtje të biznesit të tyre pasi që ka shumë raste të keqpërdorimit të simkartelave si me aktivitetin ilegal sim to sim, stërshitja kredisë dhe e sim kartelave në tregun e zi që po ndikon në zbehjen e imazhit të kompanive.

PTK dhe IPKO edhe më herët patën arritur një marrëveshje me qëllim të luftimit të operatorëve ilegal. /Telegrafi/