Telegrafi

Silvio Berlusconi: Italianët janë çmendur, të shihen në pasqyrë

Përballë gazetares së njohur Barbara D’Urso, ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi, i njohur për deklaratat e tij të bujshme nuk ka nguruar të fajësojë italianët për rënien drastike të elektoratit të partisë së tij, Forza Italia.

Ndërsa shifrat flasin për 6 italianë që zgjedhin ta votojnë nga 100, Berlusconi thotë se sigurisht një gjë e tillë është e paprecedentë dhe shton “Italianët janë çmendur. Duhet të shohin veten në pasqyrë”.

“Votuesit italianë ia kanë besuar drejtimin e vendit dikujt që nuk ka njohuri, nuk ka punuar e studiuar, si Di Maio dhe të tjerë në poste të larta. Çfarë ka bërë në jetë lideri i Lëvizjes 5 Yjet?”, është shprehur Berluskoni në një intervistën për Canale 5.

Kujtojmë që partia e Berluskonit bashkëpunon në nivel rajonal me Legën e Mateo Salvinit, i cili është në aleancë qeverisëse me Lëvizjen 5 Yjet të Di Maios. /oranews.tv/