Site icon Telegrafi

Silvio Berlusconi ganez

“Më pëlqen se si flet Berlusconi, si ecë. E dua si njeri, edhe pse nuk më intereson politika”, thotë Anthony Boahene, një punëtor metali, i cili jeton në Itali prej vitit 2002, derisa Berlusconi po udhëhiqte qeverinë në mandatin e tij të dytë.

Djali i tij, Silvio Berlusconi Boahene, është lindur në Accra më 2005, ndërsa babai e solli në qytetin italian të Modenas para një muaji, për t’iu bashkuar dy vëllezërve tjerë. Ai mund të bëhet shtetas italian brenda tre vitesh.

I pyetur për politikën e qeverisë së Berlusconit ndaj imigrantëve, Antohny Boahane i tha gazetës italiane Il Resto del Carlino se "ai ndjehet mirë dhe ligjet duhet respektuar. Kjo është njëjtë si në çdo shtet tjetër”.

“Ky fëmijë do të bëhet president, i Ganës ose Italisë nuk është me rëndësi. Kam dëshirë të studioj shkencat politike, për t’u bërë gati”, tha Boahene. /Telegrafi/

Exit mobile version