Site icon Telegrafi

Silvestri: Faktorët politik në Maqedoni të bëhen bashkë në procesin e negociatave me BE-në

Ambasadori i Italisë në Shkup, Andrea Silvestri, gjatë fjalimit të tij në Forumin Ekonomik në Shkup u ka bërë thirrje faktorëve politik në RMV që të bashkohen në procesin e negociatave.

“Procesi i skriningut tashmë ka filluar, po shkon mirë, nuk guxojmë ta nënçmojmë faktin se ky proces do të jetë afatgjatë, do të kërkojë ndryshime të caktuara legjislative, jo vetëm ndryshime kushtetuese, respektivisht kujdesi që i jepet ndryshimeve eventuale në Kushtetutës, por duhet të pranohet se disa të drejta të caktuara duhet t`u jepen të gjitha bashkësive etnike, sipas shembullit të Kroacisë. E dimë se për disa ndryshime do të duhen edhe votat e shumicës në Kuvend”, ka deklaruar Ambasadori Silvestri.

Ai ka rikujtuar se negociatat me BE-në vazhdojnë të implikojnë shumë reforma, që do të jenë në interesin e qytetarëve, duke bërë thirrje që të gjithë faktorët politik në vend, të bashkohen në procesin e negociatave dhe t`i bashkojnë forcat për reformat e nevojshme.

Exit mobile version