Aktori Sylvester Stallone është përgjigjur ndaj akuzave se në vitin 1986, kur kishte 40-vjeç, kishte ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur.
Ai ka hedhur poshtë të gjitha akuzat duke hedhur poshtë çdo pohim për incidentin në fjalë.
“Ky është rrëfim qesharak dhe i rremë. Stalone deri tash nuk ka kontaktuar askënd për shkak të incidentit të pohuar, as njerëz nga pushteti dhe nga askush tjetër”, tha përfaqësuesi i Stalone.
Një grua ka akuzuar Stalone dhe njeriu i tij nga sigurimi, Mike de Luca, kanë pasur kontakt jo adekuat seksual me të kur ajo ishte 16-vjeçe, transmeton KosovaPress.
Ajo ka refuzuar të bëjë të ditur identitetin e saj, por DailyMail shkruan se bëhet fjalë për një incident, i cili sipas raportit të policisë, ka ndodhur në një dhomë të një hoteli në Las Vegas.
Siç thuhet në raport, njëri nga të punësuarit kishte thirrur policinë kur një mik i viktimës kishte raportuar për incidentin, duke kërkuar këshilla prej tij. Policia e Las Vegasit ka bërë të ditur se nuk fakte të mjaftueshme për të hapur rastin nëse viktima nuk ngre padi për krim.