Telegrafi

Silva: Vështirë refuzohet Manchesteri

The Daily Mirror” njofton se Sir Alex Ferguson është mjaft i interesuar për shërbimet e 23-vjeçarit, ndërsa spanjolli thotë se një ofertë nga United do të ishte diçka që nuk mund t’i rezistohet.

“Është nder për secilin lojtar kur një klub si Manchester Unitedi interesohet për të dhe kjo në vete bart një vlerë të madhe”.

“Jam i përkushtuar te Valencia dhe ëndrra ime është ta fitoj titullin, mirëpo në të ardhmen gjithçka është e mundur”.

“Muajt e fundit Valencia i ka refuzuar ofertat për mua dhe unë jam i lumtur këtu. Mirëpo, po ashtu e di se Liga Premier paraqet një kompeticion të madh dhe është vështirë të refuzohet”, ka thënë Silva.