Telegrafi

Silva: United nuk është vështirë të mposhtet

“Mendoj se ekipi ia doli mirë në pjesën e parë, ne mund të kishim shënuar më shumë gola, por futbolli është i pabesueshëm. Shpresojmë ta ndryshojmë këtë në ndeshjen e kthimit në Old Trafford”.

“Ne duhet të besojmë pasi ende nuk ka përfunduar, një ekip që ka pesë shanse dhe shënon tre herë siç bëri Manchester United sonte, nuk është vështirë të mposhtet. Milani luajti shumë më mirë se Djajtë e Kuq dhe duhet të shkojmë në Manchester ta përsërisim këtë”, ka thënë Silva./Telegrafi/