Sulmuesi portugez i ka kushtuar Milanit plot 38 milionë euro.
Milani i kinezëve nuk ka të ndalur në këtë afat kalimtar. ‘Rossonerët’ sot kanë zyrtarizuar transferimin e katërt dhe njërin ndër më të shtrenjtit në histori të klubit.
Andre Silva i Portos u ka kushtuar drejtuesve të Milanit, 38 milionë euro, derisa 20-vjeçari është shprehur shumë i lumtur me aventurën e tij të re që do ta fillojë në Milano. “Jam shumë i kënaqur dhe i befasuar nga kjo mundësi.
Të luash për Milanin është një ëndërr. E di historinë e madhe që ka ky klub. Të jem këtu është vetëm fillimi, duhet të jap më të mirë për këtë fanellë”, ka deklaruar Silva.