Telegrafi

Silva lojtar i Cityt

24 vjeçari Silva ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me Cityn, derisa këta të fundit kanë mposhtur Chelsean për firmën e mesfushorit spanjoll. Detajet tjera, zyrtarizmi i transferimi dhe testi mjekësor pritet të bëhen të ditura pas Kampionatit Botëror.

“Së pari dua të falënderoj Valencian si klub dhe të gjithë tifozët besnik, bashkëlojtarët e mi dhe stafin. Unë kam kaluar gjashtë vite të mrekullueshme te Valencia, ata më zbuluan si futbollist dhe ai do të jetë gjithnjë klub i veçantë për mua”.

“Ka ardhur koha për një sfidë të re dhe mezi pres të luajë në Angli për Manchester Cityn. Unë besoj se Liga Premier është një nga kampionatet më të forta në botë dhe unë dua t’i sjellë sukses Cityt dhe të fitoj trofe për ta”.

“Ka pasur shumë spekulime për mua në mediat britanike dhe spanjolle, ndërsa mua më duhet të përqendrohem në Kampionatin Botëror. Kjo është arsyeja pse agjentët e mi janë marrë me Cityn, në mënyrë që unë të kem vëmendjen vetëm në Botëror”, ka thënë Silva për faqen zyrtare të Cityt.

Manchester City është duke bombarduar në tregun e transferimeve, pasi që brenda pak ditësh pritet të zyrtarizohet edhe Yaya Toure. /Telegrafi/