Telegrafi

Silva: Lehtë të luash me lojtarë të klasit botëror, e duam Ligën e Kampionëve

Bernardo Silva këtë vit ka kaluar nga Monaco te Manchester City duke u bërë një prej blerjeve më të shtrenjta të klubit.

Ai ka folur për eksperiencën e tij tek ky klub, duke lavdëruar lojtarët që e rrethojnë.

“Është shumë më lehtë që të luash përkrahë me lojtarë të mëdhenj, disa prej tyre më të mirët në botë, se sa me lojtarë më pak të kualifikuar”.

“Ne nuk e kemi fituar kurrë Ligën e Kampionëve, duam të bëjmë gjëra të mëdha dhe së bashku mund ta fitojmë atë”, ka thënë Silva.

Manchester Ciy e ka nisur mirë Ligën Premier dhe Ligën e Kampionëve këtë sezon. /Telegrafi/