Telegrafi

Silva Gunbardhi operohet në sy, kërkon nga fansat të luten për të

Silva Gunbardhi ka probleme me shikimin, ashtu që ka vendosur t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjike në sy.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, krijuesja e hitit “Të ka lali shpirt” ka kërkuar nga fansat që të luten për të.

“Ndodh që figurat publike të shikohen si perfeksion, por askush nuk është perfekt! Të gjithë kemi të meta, probleme! Jam mësuar të më bëhet llogaria sesa fitoj pa i shkuar kujt në mend se sado të fitojë një nënë me fëmijë të vogël asnjëherë nuk mjafton!” .

“Për të vazhduar me probleme të tjera që kanë të bëjnë me shikimin tim. Pres me ankth ditën e nesërme ku jam e detyruar t’i nënshtrohem një operacioni në sy!”.

“Doktor Kastriot Boriçi më dha një shpresë që unë mund të shikoj më në fund si njerëzit normalë! Nëse keni kohë lutuni Zotit për mua!”, shkruan në një postim në Facebook. /Telegrafi/