Ajo ka kohë që nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor në tregun shqiptar.
Por, Siva Gunbardhi vazhdon të mbetet temë e herë pas hershme e mediave rozë shqiptare.
Së fundi, ajo ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram teksa vjen më ndryshe bukuroshja.
Ajo shfaqet në një lokal, e veshur me përparësen e kamarieres, teksa mban në dorë dy shishe verë dhe iu shërben njerëzve.
Se për çfarë bëhet fjalë mbetet të shihet në vazhdim dhe në rast se ka ndryshuar profesion përfundimisht.
Ajo më parë kishte treguar se me punën si këngëtare është e vështirë të bëhesh e të quhesh i pasur.
Ndryshe, ajo është bërë e njohur për të gjithë me këngët “Të ka lali shpirt”, “Marak”, apo “Tequila”. /Telegrafi/