Telegrafi

Silva: Është e jashtëzakonshme të jemi në finale, shpresoj ta fitojmë

Ylli i Manchester Cityt, Bernardo Silva është shprehur shumë i lumtur për fitoren ndaj Real Madridit.

Portugezi shkëlqeu duke shënuar dy golat e parë në ndeshje dhe u shpall më i miri.

Ai ka thënë se kësaj herë shpresojnë ta fitojnë garën më të njohur në botë.

“Është natë e shkëlqyer për ne. E kemi ditur se do të jetë vështirë, por ta mposhtim Real Madridin 4-0 në shtëpi… Është ndjenjë e jashtëzakonshme që jemi në finale sërish. Shpresojmë që këtë herë do ta fitojmë”.

“Nuk jam ndier fare mirë pas ndeshjes së parë. Sonte është dashur të mundohem të paraqitem më mirë për bashkëlojtarët e mi dhe për tifozët. Jam shumë i mirë me kokë. Jam i vogël por jam i mirë me kokë”, ka thënë Bernardo Silva.

Man City do të luajë në finale me Interin. /Telegrafi/