Telegrafi

Silva: Do ishte kënaqësi të luaj për Chelsean

“Chelsea e ka shndërruar veten në një nga ekipet më të mira të Evropës gjatë pesë viteve të fundit. Ata ndoshta nuk e kanë historinë e Real Madridit apo të Milanit, por ç’është e vërteta, ata po e krijojnë historinë e tyre. Nëse ata vazhdojnë në këtë mënyrë, nuk ka arsye pse të mos konsiderohet Chelsea si Real Madridi”.

“Chelsea ndoshta ka, bashkë me Barcelonën, ekipin më të mirë në botën e futbollit dhe çdo lojtar që i bashkohet Chelseat e di se do të fitojë diçka. Do të ishte kënaqësi të luaja për Chelsean”, tha Silva. /Telegrafi/