Telegrafi

Silllet sikur modele – vajza pesë vjeçare nigeriane po konsiderohet si fëmiu më i bukur në botë

Vajza pesë vjeçare nigeriane, Jare, po quhet “engjëll” dhe “absolutisht tronditëse” e një “kukull” nga komentus të ndryshëm në Instagram, teksa ka grumbulluar tashmë mijëra adhurues.

Javën e kaluar fotografi Mofe Bamuyiwa i cili jeton në Lagos të Nigerisë, postoi një seri të fotove të një vajze të vogël në faqen e saj si pjesë e projektit të fundit.

Fotografitë morën mijëra pëlqime qysh në momentet e para dhe qindra komente komplimentuan bukurinë natyrale të pesë vjeçares.

Imazhet e Jares rikthyen kujtesën te vajza gjashtë vejçare franceze, e cila tashmë është modele, Thylane Blondeau, e cila u bë edhe modelja më e re në French Vogue kur u bë 10 vjeçe.

Thylane tashmë është modele e njohur

Sipas Bamuyiwa, teksa Jare nuk është ende modele profesionale, ajo dhe dy motrat e saj, Jomi, shtatë vjeçare dhe Joba, 10 vjeçare, kanë të gjitha karakteristikat për të pozuar për fotografi profesionale.

Ajo i ka thënë Yahoo Lifestyle se tashmë ka inspiruar nënën e tyre që të lansojë një faqe në Instagram për vajzat e saj, të cilën e ka titulluar The J3 Sisters.

Tashmë ato kanë 6 mijë ndjekës, me vetëm katër fotografi të postuara.

Edhe Anastasia Knyazeva është lëvduar si vajza më e bukur në botë falë fotografive të saj në Instagram dhe tashmë ajo ka plot 1.2 milion ndjekës në rrjetin social. /Telegrafi/