Telegrafi

Sillet si qen, fle në kafaz ndërsa trajnerët e nxjerrin në shëtitje – amerikania identifikohet si kafshë shtëpiake

Meow Dalyn identifikohet si qen dhe i është përkushtuar plotësisht jetës që bëjnë miqtë me katër këmbë.

Ajo fle në një kafaz dhe i pëlqen të shpërblehet me ushqime të qenve për sjellje të mirë.

Vajza ka vendosur gëzof në veshë dhe një gjerdan në qafë ndërsa e pranoi se këtë vendim e mori kur u pavarësua nga prindërit, raporton nypost.

“E kuptova se sapo të fitoj paratë e mia dhe të paguaj qiranë, mund të bëj çfarë të dua. Dhe unë dua të jem qen”, ka shpjeguar ajo.

Çdo natë ajo fle në një kafaz, në të cilin ka një batanije dhe jastëk, “edhe pse hapësira është e ngushtë, ndihem e sigurt”.

E pyetur nëse ka të dashur, Dalyn përgjigjet se ka “udhëheqës”.

“Ata janë si trajnerë qensh. Më ushqejnë, më dërgojnë në shëtitje, ushtrohemi së bashku, që është një nga aktivitetet e mia të preferuara, sepse marr ëmbëlsira”, ka shpjeguar ajo.

Ajo tregon se zakonisht ha pulë ose biskota. Amerikania pretendon se dieta e saj përfshin ushqimin e vërtetë të qenve.

Tre “trajnerë” e ndihmojnë atë të realizojë ëndrrën e saj pa pasur nevojë të paguajë asgjë.

“Nuk kam pse të paguaj askënd që të kalojë kohë me mua”, tha gruaja, duke shtuar se nuk është në një marrëdhënie romantike me trajnerët.

Ajo i konsideron ata miq që ndajnë interesa të ngjashme. /Telegrafi/