Kompleti përmban mbushësin e pajisur me vazhduesin dymilimetërsh për telefonat celularë Nokia, bartësin i cili ngjitet për timon të biçikletës, si dhe dinamo-gjeneratorin.
Çiklistët mund të mbushin celularët e tyre duke vozitur me shpejtësi prej gjashtë deri në 50 kilometra në orë. Shpejtësia e mbushjes së telefonave celularë do të dallojë varësisht prej modelit dhe kapacitetit të akumulatorit.
Në shtetet evropiane kompleti shitet me çmim prej 30 eurosh.
Mbushja çiklistike Nokia DC-14 është prezantuar në qershor të 2010, dhe fillimisht ishte planifikuar që në shitje do të gjendet deri në fund të vitit. Prodhuesi finlandez i telefonave celularë nuk thekson arsyen për vonesë. /Telegrafi/