Kandidatja për kryetare të shtetit e mbështetur nga OBRM-PDUKM, Gordana Siljanovska Davkova komentoi arrestimin e ish kreut të komunës së Karposhit, Stevço Jakimovski.
“Siç keni nisur me arrestimet, s’do të ketë politikan të opozitës”, shkroi Siljanovska Dakvkova në rrjetin social “Twitter” duke shtuar se do të kërkojnë politikan nga Tsiprasi t’u dërgojë, njofton Telegrafi Maqedoni.
Jakimovski sot u arrestua së bashku me disa persona për shkak të keqpërdorimit të pozitës zyrtare.
Përndryshe, me herët Jakimovskit iu caktua masa e paraburgimit shtëpiak pas qëndrimit nëntë orësh në Gjykatën Penale në Shkup./Telegrafi/
Како тргнавте со апсењата ќе нема политичари во опозиција…па од Ципрас ќе барате да ви прати pic.twitter.com/ZJRkXuDYul
— Гордана Сиљановска Давкова (Gordana Siljanovska) (@gogamkd) March 19, 2019