Telegrafi

Siljanovska-Milatoviq: Nevojitet perspektivë e qartë për anëtarësimin e vendeve në BE

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova ka takuar sot presidentin e Malit të Zi, Jakov Milatoviq, në prag të Samitit të krerëve të shteteve dhe qeverive të pjesëmarrësve në Procesin e Bashkëpunimit në Evropën Juglindore.

Në takim, të dy bashkëbiseduesit konfirmuan marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve dhe shprehën gatishmërinë për përmirësimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të përgjithshme dypalëshe.

Në bisedë u theksua domosdoshmëria e vazhdimit të mbështetjes dhe bashkëpunimit të ndërsjellë në drejtim të përmbushjes së përcaktimeve të përbashkëta strategjike për anëtarësim në Bashkimin Evropian, si dhe u shpreh gatishmëria për thellimin e bashkëpunimit rajonal me qëllim ruajtjen e stabilitetit dhe progresit ekonomik të vendet e rajonit.

Presidentja Siljanovska Davkova theksoi se integrimi evropian i vendeve të rajonit është i një rëndësie thelbësore për stabilitetin dhe zhvillimin dhe në këtë drejtim nevojitet perspektivë e qartë për anëtarësim në BE, vlerësim konsistent i kritereve të Kopenhagës dhe zbatimi i tyre kredibil./Telegrafi/