Telegrafi

Siljanovska, Kedev, Durlovski dhe Ristovski janë bashkëpunëtorët më të rinj të Mickoskit

Gordana Siljanovska Davkova, Sashko Kedev, Igro Durllovski dhe Borko Ristovski janë pjesë e ekipit të bashkëpunëtorëve të kryetarit të OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski. Siç tha ai, ekipi përbëhet me personalitete mbipartiakë të cilët do të punojnë në rindërtimin e Maqedonisë.

“Ekipi është i përbërë me personalitete mbipartiake të cilët i ndërlidh patriotizmi dhe dëshira që për të ndihmuar në rindërtimin e Maqedonisë. Këto njerëz do të jenë bashkëpunëtorët e mi, dhe bashkërisht do të punojmë në rindërtimin që do ta sjellim bashkërisht me qytetarët. Do ta marr dijen dhe përvojën e tyre dhe së bashku do të punojmë në ofertën që do t’ia japim qytetarëve”, tha Mickoski, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në ekipin që do të punojë me kryetarin e OBRM-PDUKM-së janë profesoresha Gordana Siljanovska Davkova, mjeku Sashko Kedev, profesori Vladimir Dukoski, Hoze Tarasko i cili profesor në Universitetin Mbretëror ‘Juan Carlos’ në Madrid, i cili do të jetë bashkëpunëtor strategjik për fushën e ekonomisë, Igor Durlovski i cili do të jetë bashkëpunëtor në fushën e kulturës.

Vlatko Gigov do të jetë bashkëpunëtor për prodhimet e reja dhe mediat sociale, bashkëpunëtor strategjik për teknologji të avancuara dhe analitikë do të jetë Janko Bazhdavela i cili punon dhe vepron në Nju Jork.

Hendbollisti Borko Ristovski do të jetë bashkëpunëtor në fushën e sportit, ndërsa për energjetikë do të jetë Sanja Bozhinovska. Akan Mahmut do të jetë në fushën e turizmit, ndërsa në fushën e të drejtës së punës dhe politikës sociale do të jetë profesori Lazar Joevevski.

Në ekipin e Mickoskit janë edhe Zoran Markov, Goce Naumovski, Goce Andrevski, Aleksandar Klimovski dhe Kosta Mitrovski./Telegrafi/