Site icon Telegrafi

Siljanovska ka përgëzuar Sheqerinskën për zgjedhjen e saj si zv. sekretare e NATO-s

Presidentja e RMV-së, Gordana Siljanovska-Davkova, mbrëmë ka njoftuar se ka pasur një bisedë telefonike me ish-ministren, Radmila Sheqerinska-Jankovska.

Në bisedë ajo e ftoi në një takim për ta uruar për zgjedhjen e saj në postin e zëvendëssekretares së re të përgjithshme të NATO-s.

Me propozimin e Sheqerinska, do të mbahet një takim të premten në ora 10:00.

“Mendoj se është më mirë t’i përgëzoj personalisht për pozitën prestigjioze, e cila është me rëndësi të madhe, jo vetëm për të, por edhe për vendin”, thuhet në postimin e Siljanovska-Davkovës.

Edhe kryeministri Hristijan Mickoski informoi se ka biseduar me Shek1rinskën.

“Nuk ka dyshim se duhet të bashkëpunojmë së bashku dhe të bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë për t’i ndihmuar ushtrisë maqedonase, e me këtë edhe për sigurinë dhe gjithçka që u nevojitet qytetarëve të Maqedonisë”, theksoi kryeministri./Telegrafi/

Exit mobile version