Kandidatja për kryetare Grodana Siljanovska Davkova sot kishte takim me shoqatën e pensionistëve në Gjevgjeli, ku foli për problemet që ballafaqohen pensionistët që kur LSDM është në pushtet.
“Në vend se t’i rrisin pensionet ashtu siç u premtua, pensionistët secilën ditë dëshpërohen nga të hyrat e vogla. Në vend se të marrin frytet nga puna disa vjeçare, ata shohin se si fëmijët e tyre braktisin vendlindjen, në vend të mbrojtjes shëndetësore që e kanë siguruar gjatë punës ato secilën muaj mundohen të marrin barna prej recetave”, thotë Siljanovska Davkova, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Siljanovska rikujtoi se pushteti duhet të përgjigjet për rastin me Fondin pensional dhe ivalidor dhe se qytetarët nuk dinë asgjë rreth asaj se kush është fajtor rreth këtij skandali dhe duhet të dinë se çfarë ndodh me paratë e tyre.
Gordana Siljanovska Davkova me pensionistët në takim thanë se kjo padrejtësi duhet ta rregullojnë së bashku, t’i detyrojmë të gjithë Qeveritë e ardhshme të sigurojnë jetë të dinjitetshme me gjithë qytetarë duket përfshirë këtu edhe pensionistët./Telegrafi/