Kandidatja për kryetare e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova sot kishte takim me tregtarët e tregut të gjelbër, ku folu për kushtet e këqija që i ndjejnë në lëkurën e tyre.
Para tregtarëve, Siljanovska Davkova theksoi se shumë shpesh shkon te tregu në Bunjakovec, në afërsi të shtëpisë së saj, përcjell Telegrafi Maeqdoni.
Ajo tha se gjithmonë është e mirëseardhur në treg dhe se njihet me tregtarët për shumë vite. Ajo gjithashtu theksoi se i din vështirësitë e tyre dhe gëzimet e tyre.
“Sot isha te tregu i gjelbër. Ishte mirë të shihet se atje jam e mirëseardhur, edhe pse nuk më shohin secilën ditë. Vështirësitë janë të njëjta, edhe pritjet gjithashtu të njëjta. Tregtarët dhe bujqit janë të rëndësishëm, qëndrojnë gjithë ditën në të ftohtë dhe në të nxehtë, për të nxjerrë ekzistencë”, tha Siljanovska Davkova duke shtuar se këto janë një grup e shoqërisë që ndjehen të tradhtuar dhe të grabitur.
Sipas Siljanovskës, neve na duhet një Maqedoni që do të jetë e barabartë dhe e drejtë ndaj të gjithëve./Telegrafi/