Telegrafi

Siljanovska-Davkova: Të gjithë ju shkelët Kodeksin dhe Kushtetutë, dhe jo Paunovski

Deputetja nga radhët e OBRM-PDUKM-së, Gordana Siljanovska Davkova e cila i parashtroi pyetje kryeministrit Zaev për shkarkimin e Stojko Paunovskit, në replikë pas përgjigjes së tij, i tha se Zaev dhe Qeveria kanë shkelur Kodeksin etik dhe Kushtetutën dhe jo Paunovski.

Sipas saj, Zaev nuk duhet të thirret në Kodeskin etik për shkak në drejtësi nuk ekziston një gjë e tillë. Ajo tha se në raportin vjetor të GREKO, thuhet se zëvendëskryeministri nuk duhet të venedos nëse është shkelur kodeksi ose jo.

“ËShtë shkelur Kushtetuta për shkak se në aktin më të lartë juridike, profesionaliteti është bazë për punë, ndërsa ligjin për të cilin thirreni ju për përfaqësim të barabartë është kundër Kushtetutës”, tha Davkova.

Ndryshe, gjatë ditës së djeshme, kryetari i Inspektoratit Shtetëror të Punës u shkarkua  për arsye se refuzoi të punësojë 35 administratorë të punësuar sipas Marrëveshjes së Ohrit./Telegrafi/