Telegrafi

Siljanovska-Davkova: S’keni lidhje me të drejtën

Deputetja nga radhët e OBRM-PDUKM-së, Gordana Siljanovska-Davkova nga foltorja e Kuvendit theksoi se kuadrot që hynë në komision duhet të kenë njohuri dhe se Kuvendi duhet të shohë biografitë profesionale sipas modelit të Sllovenisë.

Ndaj këtij propozimi të Siljanovskës pati reagime nga deputetët e pozitës ndërsa Davkova u përgjigje se “s’keni lidhje me të drejtën”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Deputetët e opozitës maqedonase me duartrokitje mbështetën kolegen e tyre.

Ndaj Siljanovskës reagoi edhe kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi i cili tha se nuk ka të drejtë të vlerësojë nëse dikush s’ka lidhje me drejtësinë dhe se ‘s’jemi në Fakultetin Juridik.

“S’jemi në Fakultetin Juridik, dhe nëse kemi nevojë, do t’u kërkojmë këshillë”, tha Xhaferi./Telegrafi/