Telegrafi

Siljanovska-Davkova: OBRM-PDUKM do të përqendrohet te e drejta dhe drejtësia

Gordana Siljanovska Davkova, e cila është bartëse liste në zonën zgjedhore numër 1 nga radhët e OBRM-PDUKM-së theksoi se e drejta dhe drejtësia janë elementet kyçe dhe se për këtë shkak duhet të vendoset theksi te këto fusha.

Duke folur për gjendjen politike, Siljanovska tha se ka ardhur koha kur në politikë merren persona të realizuar, të cilët nuk janë të korruptuar dhe të kriminalizuar, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Gjëja e parë që na kërkon Bashkimi Evropian është sundimi i së drejtës, prandaj duhet të fillohet prej këtu. Kjo është kyçe. Do të ishte më ndryshe nëse në Kuvend ulen njerëz me dije, do të mund të bëjmë konsensus për politika me argumente”, tha Siljanvoska./Telegrafi/