Site icon Telegrafi

Siljanovska Davkova – Milatoviq: Maqedonia dhe Mali i Zi kanë marrëdhënie jashtëzakonisht të mira

Maqedonia dhe Mali i Zi kanë marrëdhënie jashtëzakonisht të mira dhe nuk kanë çështje të hapura. Dialogu politik ndërmjet dy vendeve është në nivelin më të lartë dhe dëshmon për përkushtimin e ndërsjellë për forcimin e mëtejmë të bashkëpunimit, veçanërisht në planin ekonomik, deklaruan presidentët Gordana Siljanovska-Davkova dhe Jakov Milatoviq në konferencën e sotme për media në Cetinjë.

Milatoviq theksoi se dy vendet ndajnë një qëllim të përbashkët, që është integrimi në Bashkimin Evropian.

“Në vitin 2005, atëherë Maqedonia, tani Maqedonia e Veriut, u bë vend kandidat për anëtarësim në BE. Kaluan katër ose pesë vjet para se Mali i Zi të bëhej kandidat. Pas 20 vitesh, Maqedonia e Veriut ende nuk ka hapur asnjë kapitull të vetëm negociues, ndër të tjera për shkak të marrëdhënieve dypalëshe me vendet fqinje”, tha presidenti malazez.

Mali i Zi, si lider në këtë proces, siç theksoi ai, aspiron të bëhet anëtari i 28-të i BE-së deri në vitin 2028 dhe në këtë rrugë mbetet një mik i sinqertë i integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut dhe të gjithë rajonit.

Kryetarja Siljanovska-Davkova, duke folur për ndryshimet kushtetuese, tha se si shtet jemi sërish përballur me kërkesën e BE-së, të arrihet deri te ndryshimet e reja kushtetuese./Telegrafi/

Exit mobile version