Site icon Telegrafi

Siljanovska Davkova: Marrëveshje e miqësisë me Bullgarinë nuk ka asnjë dispozitë për ndryshimin e Kushtetutës

Presidentja e RMV-së, Gordana Siljanovska Davkova thotë se nuk do të mund të përgjigjet saktësisht nëse do të mund të zbatohet “propozimi francez plus” dhe qëndrimi i Qeverisë që së fundmi u prezantua në Bruksel, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siljanovska Davkova rithekson se në Marrëveshja e miqësisë me Bullgarinë nuk ka asnjë dispozitë për ndryshim të Kushtetutës dhe thekson se nuk mund të ketë sepse është e lidhur me komisionet historike dhe diskutimet e tyre. Megjithatë, thotë ajo, ne mund t’i qasemi Marrëveshjes në një mënyrë tjetër.

“Nuk do të mund të përgjigjem me saktësi, megjithëse në margjina pata një takim miqësor me Presidentin e Bullgarisë, Radev. Fraza më e përsëritur nga të gjitha është se duhet të respektojmë marrëveshjet, sigurisht kushdo që njeh të drejtën dhe ligjin ndërkombëtar e di që nuk ka asnjë dispozitë në Marrëveshjen e Fqinjësisë së Mirë dhe Miqësisë që thotë se Kushtetuta duhet të ndryshohet dhe nuk mund të ketë se është e lidhur me komisionet e famshme historike dhe negociatat e tyre.

Sigurisht, këtë po e theksoj. Ajo që po theksoj nuk është një përgjigje e drejtpërdrejtë në pyetjen nëse ju do ta ndryshoni Kornizën Negociative dhe a jeni të vetëdijshëm se Korniza Negociative nuk mund të ndryshohet, komenti im është se është e rëndësishme se si e trajtojmë Kornizën Negociatore sepse ju e shihni interpretimi nëse jemi dakorduar miqësisht se do të respektojmë kriteret e Kopenhagës, dhe nëse themi “Pacta sunt servanda”, nënkuptojmë Marrëveshjen e Prespës, ku shkruhet qartë se çfarë do të thotë Maqedonia për palën e dytë – territor, domethënë një popull me histori dhe gjuhë të vetën, dhe për çfarë po flasim në ato komisione historike për këtë, që është pjesë e paktit të cilit i referohet Marrëveshja e Prespës”, thekson Siljanovska Davkova.

Presidentja thekson se historia, kultura, gjuha nuk mund të jenë objekt i negociatave./Telegrafi/

Exit mobile version