Konami ka njoftuar se është në përgatitje të disa projekteve të reja në kuadër të franshizës Silent Hill.
Kompania tashmë ka disa ekipe të jashtme që punojnë në lojërat e Silent Hill, kurse është paralajmëruar edhe filmi i ri, transmeton Telegrafi.
Për fillim, Blooper Team është duke krijuar “rimejkun” e Silent Hill 2, që fillimisht do të jetë i disponueshëm në PlayStation 5 e më pas do të arrijë edhe në PC.
“Rimejku” është krijuar në Unreal Engine 5, dhe përdor teknika të reja për përmirësimin e ndriçimit dhe detajeve tjera.
Do të ketë rifreskim të sistemit të luftës, e të gjithë ekranet janë hequr që të krijohet një “përvojë fluide”.
Përveç Silent Hill 2, në përgatitje është edhe filmi i ri, i bazuar në lojën dhe serialin.
Regjinë e filmit do ta bëjë Christoph Gans, që ka qenë regjistor i Silent Hill në vitin 2006.
Silent Hillt Toënfall është loja e re në kuadër të franshizës, e “trajleri” tregon se bëhet fjalë për videolojën horror.
Më shumë detaje pritet të zbulohen ditët në vazhdim. /Telegrafi/