Kënga “Nuk mundem” e këngëtares Nora Istrefi është realizuar në versionin turk nga këngëtarja Sila.
“Afitap” mban titullin kënga e artistes turke, e cila ka nënshkruar kontratë me Florent Boshnjakun për të fituar të drejtën e publikimit të këtij projekti, transmeton Telegrafi.
Përmes një publikimi në rrjetet sociale, kompozitori Boshnjaku ka lajmëruar se kjo këngë më parë i është shitur këngëtares turke nga kompania “ONair”, të cilët e kanë përvetësuar të gjithë pagesën duke shkelur të drejtë e autorit dhe rasti momentalisht ndodhet në gjykatë.
Ky rast tashmë është zgjidhur në mes kompozitorit dhe kompanisë turke dhe Sila ka fituar të drejtën për publikimin e kësaj kënge të publikuar nga Nora Istrefi në vitin 2004./Telegrafi/
Ndëgjoni të dy versionet:
https://www.youtube.com/watch?v=Gv1QJFz3LK0