Dani Alves mbathi një palë sandale për prezantimin e tij të dytë te Barcelona, siç kishte bërë 13 vjet më parë, kur ishte prezantuar për herë të parë.
Braziliani, 38 vjeç, mbylli një rikthim në Katalonjë këtë javë, pas kthimit të mikut të vjetër Xavi në klub, si trajner.
Dani Alves mbathi një palë sandale ndërsa kthehej në fushën e tij të vjetër, ku kishte shkëlqyer dhe radhitur trofetë.
It's Dani Day at Camp Nou! @DaniAlvesD2 pic.twitter.com/Ak3xB61ntD
— FC Barcelona (@FCBarcelona) November 17, 2021
Mbrojtësi i krahut mbërriti te Barça në vitin 2008 nga Sevilla.
Ai në atë kohë e bëri prezantimin e tij me një palë sandale, një palë xhinse blu dhe një bluzë polo të kuqe.
Some things never change… 🤪🩴 @DaniAlvesD2 pic.twitter.com/pT8gfFCuaR
— 433 (@433) November 17, 2021
Këtë herë, Alves shkoi për prezantim me një veshje shumë më elegante, por në këmbë nuk mungonin sandalet e tij, që ishin të klubit.
Në një video e publikuar në mediave sociale të klubit, ylli i njohur tha: “Unë kam mbathur sandale sepse disa gjëra mund të ndryshojnë, por disa jo”.
🇧🇷 100% @DaniAlvesD2 🩴🩴 pic.twitter.com/GKh5qmx2RY
— FC Barcelona (@FCBarcelona) November 17, 2021
Alves më pas përkrah presidentit të klubit, Joan Laporta bëri prezantimin e tij në “Camp Nou”, ku do të mbajë fanellën me numrin 8. /Telegrafi/