Ashtu si një vit më parë, edhe këtë sezon turistik në Tale të Lezhes mungon shërbimi i Urgjencës. E vetmja mundësi për turistët mbetet Spitali i qytetit, që ndodhet 18 kilometra larg bregdetit.
Për pushuesit, ky shërbim mbetet thelbësor në një kohë kur temperaturat janë tepër të larta dhe bregdeti i Tales është shumë i frekuentueshëm.
Viktima e parë e kësaj largësie ishte një pushues nga Kosova.
Disa tregojnë se si 46-vjeçari nga Kosova nuk arriti të marrë ndihmën e parë dhe humbi jetën gjatë rrugës për në spital.
Ndonëse sezoni turistik po i afrohet kulmit, Drejtoria e Shëndetit Publik në Lezhë ende nuk ka afat se kur mund shërbimi i Urgjencës në këtë zonë bregdetare